Kumrie Avdyl Shala:Poezi

Kumrie Avdyl Shala

EH, DARKË RITUALESH

Shkova ta shijoj një darkë famë-ritualesh, të teleisur të gjithë si në dasmën e Xhemiles, të ftuarit duhej të paguanin vet.

Me gëzim e pritëm thirrjen e ezanit që ta shijojmë bashkërisht darkën,

darkën e dasmës fetare.

Eh, kisha e xhamia bënin sehir për namazin e taravisë.

E kjo darkë e famshme mbështeti për muri shumë të shkretë të vinë e të rrinë!

Unë e shijova darkën e “iftarit”, edhe pse as unë nuk agjeroja,

 e tetëdhjetë përqind ishin të pafe!

Për çudi, hurmat i shijonin e i lëpinin me gjuhë duke analizuar me kujdes çfarë do të ketë në brendësi.

Kujt po i levërdisin këto iftare në emër të muajit të shenjtë të ramazanit?!

Kush është flamurtari i këtyre darkave çakejsh të pafe e të panjerëzi?!

Mjaft me rituale fetare,

se…këtu, në këtë darkë, vetëm fetarë nuk pashë.

Unë pashë vetëm fotografë që reklamonin gjifustanet…

MELODI ZËRI

Drithërohet trupi, bëhet akull, dhembje nuk ndien edhe nëse këmbët këputen në gju.

Se shpirti i dashuruar përballon çdo gjë, edhe atëherë kur zemra pikon lëng dashurie.

E ndjenjat fluturojnë në qiellin plot re.

Melodia e zërit trupin drithëron, e bën akull.

Zemrën e flakëron, saqë zemra zemrën çdo ditë e lëndon pa dashje…

Edhe pse prore zemra për të rrah edhe atëherë kur syri qanë pa zë në heshtje në mes të natës…

TË VDES MBI GJOKSIN TËND

Luftë me yjet që s'i arrij dot  

E vështirë lufta me vetveten!

Luftë e fuqishme me shpirtin,

Më zemrën e më jetën.

Eh,lufta vazhdon nuk ndalët me ndjenjat, me mallin e shprsën...

2.

Ti i shpalle luftë zemrës s'ime pa faj,

Qe i ngjason tingujve te gitares se varur ne mur.

Me deshiren e shpirtit po luftoj pa u çrrënjosur,

E ti e le pas dore, e grryve edhe më thellë plagën e saj.

E  flake atje largë ku se arrinë  dot askush,

në shpellën e ariut polar?!.

3.

Po luftoj me mallin,

me poret e trupit t'kallshëm,

Më afashin e shpirtit

që dridhet si thupra në ujë përmallshëm...

E buzet digjen flakë të të puthin në gushë.

Eh, çdo ditë po digjet zemra  sikur t'ishte mbi prush.

4

Çdo natë i bëj lutje Zotit tim t'jem me ty bashk edhe një herë.

Që të ndjejë aromën tënde

në gjirin tim .

Jetën të ma kthesh hambar me plotë ujem.

5.

Edhe nëse vdekja është duke u sillë rreth e përqark,

me gëzim do ta presë

vetëm të jem mbi gjoksin tënde të pushojë njëherë pak,

Atëherë ndashtë,edhe shpirti  lë te më dël.