Liber Emini:Poezi

Liber EMINI 

IM ZOT

Im Zot a mundë flasim pak

Kam dhe unë dicka për të të thënë

Me këtë gojë të vogël por me një këndvështrim të madh

 

Po flas dicka që as vetën spo e kuptoj se cka dua

Ti më ke dëgjuar zakonisht

A mos të të kanë hidhëruar dhe ty me mua

E nuk do të me dëgjosh

 

Im Zot, tek ti gjeta prehjen

Dhe në mos mu përgjigj, të paktën më dëgjo

Janë ca fjalë të një bohemi

Të një bohemi të vjetër me një shpirt të magjepsur

E të lodhur nga jeta!

 

Rrugëve po i kërkojë fatet e mia të zbrasta

Që syrgjynosur  e rraskapitur at pak zemër po e mbaj

Se aty kam një kopsht me jetë

E një detë të tërë prej stuhije

Që shpesh herë e ngrohë me dashurin tënde

 

Që kur humba vetën të gjeta ty Im Zot

Me thuaj nësë më dëgjon, se ka kohë që s`kam dëgjuar zëra dashurie!

 

***

Në të prektë kaq shumë jeta dhe në të rrëzoftë

Mos e njih dorëzimin o shpirt bardhë

Se edhe ca të tjerë para dhe pas teje u dëshpëruan

Por jeto dhe guxo

Se tek guximi nuk zë vend përulja

Në mesin e gjithë atyre që kam kaluar si ty

Gjitësecili kishin hallet e veta,

Por më i miri ndër jush ishte ai që më kërkojë jetë

Se vetëm sa kemi jetë kemi ndryshim

Mos të të lëndoj jeta e kësaj bote

Sepse është vetëm një rrugë kalimtare deri tek e vërteta

E në do ta duash të vërtetën mos ndiq rrugicat por rrugët

Sepse edhe rruga më e vështirë të duke e lehtë kur ke vetëbesimin tënd

E as hijen tënde mos e ndjek, se shpesh të gënjen

Po të ishte e sigurt do të të ndjekte para dhe jo pas teje

Andaj çfarë ke mbrapa, lëre mbrapa të qëndrojë

Ti je udhërrefyeshi i jetës tënde

Jeto dhe guxo, sepse jeta u takon atyre që flijohen dhe jo atyre që dorëzohen.

Image
X