Majlinda Pajaj:Poezi

Majlinda Pajaj 

Qershi mbi buzë

Qershizë e vogël të erdhi koha

Tulin e kuq, shijen e ëmbël,

Ty do te prisja, dot s’të mohoja,

Deri tani isha në ëndërr.

 

Sythi në degë në muaj pranvere,

E çeli lulen të bardhë, si bora,

Flutura, bletë, gjithmonë kaherë,

S’u lodha kurrë, prita t’vij ora.

 

Duke vallëzuar një melodi,

Sinjali ynë pa pentagram,

Prita pafund të çelje ti,

Prita si varka në një liman.

 

Qershizë e vogël, të erdhi koha,

Ja, rreze diellit të përqafon,

Në krahët e mi hopa të mora,

Se shpirti im të dashuron.

 

 

Image
d