Manushaqe Lekli-Viola:Poezi

Manushaqe Lekli-Viola

Hymn për nënën

Kjo mëndja ime

kujtimet larg ç'mi ka trazuar

që në zemrën time

avash avash po mi vijnë shtruar.

Ç'është kjo fjalë, si ta ze goja?

Unë do ik, këtu më nuk rri…

Mbylle moj, mbylle tu mbyllte goja!

Ku do të vesh ti?

Unë do ik, këtu dotë s´rri

 Nënë, o nënë sa dhimbje ti…

Unë do të ik e këtu më s´rri

Nënë, o nënë sa lotë derdhe ti…

Në rrugët e të pafundit det,

në një ditë gjashtë fëmijë

Nënë, o nënë vaj medet…

Për kë më parë të qaje ti?

Sikur deti tokë të bëhej

Ti më kembe do te vije

dëshirë e jotja, o e dashur nëna ime…

Aq e madhe ishte dhimbja

zog të bëhem, te flururoj

 në dritaren tënde të të qëndroj

Të të shok ku rri,

 ku fle bija ime,

 ti ku je?

Nënë, o nënë, të thoja unë,

Rri e qetë e mos vë gunë

Unë do të vi, do vi per verë.

Të premtoj se do të vij,

 Në atë derë…

Të vura kokën në gji atë mot

falma dhimbjen që të kam dhënë!

Hallall bija ime, thotë ajo!  

Nëna di të falë, ndaj dhe quhet, nënë…

Te vollga, në breg të detit

 Çdo mbrëmje që perëndonte

Një muaj ishte, një muaj nënë.

Një vit të tërë dot s'më mbulonte…

Ah tani se ç´më sjell në mëndje

zërin,nënë, aromën tënde

dëgjoj zërin sikur tani,

O manshaqe, e vogla ime ti!...

 

Aroma jote trëndelinë

si trëndelina që mbaje në gji

Nënë, o nënë e mira nënë,

e bukura nëna ime ti…

Kokën e vija në atë prehër,

duartë sikur i ndjej tani

kur m´i kaloje si një krehër

e imja nënë, e ëmbëla ti…

Ah, të kthehen ato ditë!

Si atëherë, si në ato vite

kur më prisje në atë derë

krahë hapur,

sikur të më ndodhte edhe një herë!…

Buza jote mbi buzën time,

mireseerdhe bija ime!

Buza jote mbi buzën time

Nënë e dashur, o  zemra ime…

Nëna këtë zemër e njeh mirë

ia njeh çdo rrahje, ëndërr e dëshirë

që do kthehet tek ty përherë

si manushaqe në pranverë…

Këto vargje që skanë mbarim

dot se heqin mallin tim

në gjuhën tonë t´i kam shkruar

kurrë të mos mbeten të harruar…

Këto vargje skanë mbarim

ja që skanë të mbaruar fare

thonë për ty, o nëna ime,

Dhe për të gjithë nënat shqipëtare…

            

Image
w