Petrit Malushi:Poezi

Nga Petrit Malushi

Nesër përsëri …

Që nesër përsëri bashkë :

Të takohemi, i dashur mik

Të pimë kafe, i nderuari shok

Të përshëndetemi, i respektuari koleg

Të mirëmëngjesemi, i miri fqinj

Të shkëmbejmë buzëqeshje

E jetën ta jetojmë …

 

Ju lutem, sot: 

Ta kalojmë ditën pa u takuar,  

Të mos pimë kafe bashkë,

Të përshëndetemi nga larg,

Të mirëmëngjesemi pa hapur dyer!

…Deri sa qafën ta thyejë

Viruskorona !