Poezi nga Faslli Haliti:

Poezi nga  Faslli Haliti:

NDËRSA


Migjenit
Ndërsa të tjerët mërmëritnin
Migjeni buçiste,
Zgjonte
Të përgjumurit
Ndizte vatrat e shuara.
Kur të tjerët qëndisnin mandilet
Migjeni qepte, arnonte zhelet e mjerimit

Sapo feks agu gjer në rrezet e mbrame të perëndimit!
Tetor, 2016