Poezi nga Nexhi Hasani

Nexhi Hasani

Përulësi hyjnore

Gjithkund mbizotëruese

Errësirë këtu,

Shpirtin e kam gri,

Perëndi, a e di?

S'kam dritë dielli,

Duart pis të zeza,

trupi me gjak mbuluar

Ku gabova Perëndi,

që u mbyta në lumë lotësh?

Dhimbja shpirtin po ma than,

e kockat mi thermon....

Lermë te të gjej, Perëndi,

të prek bardhësinë tënde paraqsore.

Lermë të behëm njësh

më mirësinë tënde...

Të kam kërkuar , Perëndia ime

Të kam kërkuar me ngulm!

Busullën e orjentimit

s'e kisha të duhurën...

Tani, e zhytur në lumë gjaku jam.

Të pash, të ndjeva,

Ty o Perëndia ime!

Të pash, teksa me mbështolle ,

me petkun tënd hyjnor,

plagët e mija sherove...

Të ndjeva, kur bronket e mija frymuan ,

frymë nga fryma jote ...

Jam e jotja, Perëndi

dhe ti je imi!

Ndjehem e bardhë në shpirt,

Në trup, në dritë syri,

ndjej të rrezatoj ,

pasi jetoj!

Po, po, unë jetoj!

Falë teje, Perëndia ime