Pranvera Qerimi
Babait tim
Si zogjë kur ndjejn acarin për rreth dhe futen tek këmbët e së ëmës
ashtu edhe unë qëndroj pran teje gjithmonë.
E di pse?
Se asnjëhere nuk jam zhgenjyer nga ti
Mbeshtetje jote dhe mundi i perkushtuar ndaj meje në cdo cast e minut,
me beri te luftoj me dallgët nëdet
me stuhinë dredharake,
me cdo gjë që vësulejj nga unë
nuk ia kisha frikën askujt,
as deshtimeve që me vinin një pas një,
e kuptova që ato janë shkallët që renditeshin
për të më nxjerrur nga humnera
e për të shikuar hënen më mirë
e yjet qe loznin pa nderprere.
Cdo vit distancohesha më shumë
nga shoqëria e cdo vit afrohesha te strofulli ku linda e rilinda
sodisja kujtimet që nga fëmijëria
e deri tani secila më e bukur se tjera
me praninë tende
nuk vrasë mendjen cfarë thonë të tjerët.
Shikoj akrepat që vrapojnë
si me qenë garë vrapimi
a lokomotivë që s'deshiron turrin me ndalë
i doli a nuk doli ndokush perballë
Dhe koha që ka akrepat si këmbët e gënjeshtrës
kam dëshirë me ty të ndaj se e di qe vendin
tende s'do te mund ta plotesoj askush si numrat ne kalendar.
Dhe sot qe numri njëzetfiguron ne kalendar
unë të uroj vitet më të mira o babai im qe na qendrova gjithmone pranë!
