Rejsi Meçe: Poezi

Rejsi Meçe

Autobusët Urban

Autobusët urban

Kalojnë çdo ditë në Berat

Herë si pleq të kërrusur

Herë si motoskafë

                             

 Unë jam aty-stacion i vjetër

 Dhe pres pa ngut të hapin derën

 Si për çudi kur më shikojnë

 Stacionin me vrull ata evitojnë

                                   

Dhe unë ngre zërin e bërtas:

“Hej shofer ndale vrullin

Dua edhe unë të udhëtoj

       Aq sa e meritoj

         Aq sa zoti  

në shkrimet e shenjta shkroi”

 

Papritur shoh një kokë njeriu

Që zgjatet pak edhe më thotë:

“Kalo njëherë në Purgator

Se në Parajsë ka veç dëshmorë!”