Viron Kona: ETYDE

        Viron Kona 

            ETYDE

Deti

Më rrëmbeu në prehër deti i kaltër,

më ledhatoi ëmbël me valëzat e  tija,

s`doja të ndahesha  asnjë çast prej tij,

nëse do  të ikja, të gjithin  “do ta pija!”

 

Pranverë

 

Nga bulevardi vinin valë të qeshurash,

 ecnin grupe - grupe vajza dhe djem,

ngrinin zërat dhe  qeshnin pas çdo fjale,

pranvera çelte lule e lidhte kokrra në pemë.

 

Atje...                

I ndjej brenda vetes këngët e pyllit,

erën që përkëdhelë lule, shkurre e drurë,

cicërimat e zogjve që  diç i thonë njëri-tjetrit ,

atje mes tyre dua të ngre një fole edhe unë.

 

Mirësi

 Mirësia është fjalë urtë dhe e pa bujë,

ajo shprehet thjesht dhe me ëmbëlsi:

-Ju lutem, uluni në vendin tim zonjë!

-Lutem, kaloni përpara meje, zotëri!

 

Xixëllonjë

Respektoje një xixëllonjë

se jetën nuk e çon dëm,

kur natën fluturon,

një dritëz edhe ajo e bënë.

 

Kur dola në pension

Kolegët më uruan ta gëzojë moshën e pensionit,

nxënësit mblodhën për mua trëndafila të freskët,

roja i shkollës si kalimthi më kujtojë  fjalën e urtë:

“Meloditë e bukura, luhen në volinë të vjetër!”1)

 

.......................................

1).Thënie për pleqërinë nga S.Batler