Zylfije Gërvalla
Nuk e di
Nuk e di edhe sa gjatë kam për të shkruar,
Sa do t'më punojë truri, as mendja s'e di!
Dhe nëse nuk shkruaj një ditë kam për t'pushuar,
Zemra e ime do të rrah vetëm për ty, Dardani!
Nuk e di për sa kohë, shikimin e zotëroj,
Shpejtë dhe shikimi vjen duke mu dobësuar,
Në zemër të mbaj dhe kurr s'të harroj,
Vendlindja e ime, ti, djep i bekuar!
Nuk e di edhe sa këngë për ty, do të këndoj
Ndoshta edhe zëri një ditë ka për t'më ikur,
Por në vargun tim gjithmonë do t'mbretërojë,
Prishtina e ime, qyteti, ku unë jam rritur.
Dhe një ditë së shkruari, kam për të pushuar,
Drita dhe zëri kanë për t'më munguar,
Por në shpirtin tim,do t'mbetesh përjetë,
Prishtina e ime, ti, trëndafil me fletë.
Me vargje për atdhe, mbase e kam tepruar,
Nganjëherë me mallë edhe kam lotuar,
Besoj që vargu im, askënd s'e ka vrarë,
Është qëndisur me safirë, dhe gurë margaritar!