Kadri Tarelli, shkruan: NJË TAKIM ME SOKOL DEMAKUN!

Kadri Tarelli, shkruan:

NJË TAKIM ME SOKOL DEMAKUN!

Të nderuar miq të leximit.

Në ditët e panairit të librit, në Tiranë, nëntor 2021, erdhi  nga Suedia miku ynë Sokol Demaku, bir i Drenicës në Dardani. Gjatë këtyre tre-katër ditëve ai pati shumë takime dhe intervista. Ditën e shtunë, 20, vjeshta e tretë, 2021, ishte i ngeshëm dhe mundëm të bëjmë një takim të ngrohtë letrarësh. Të pranishëm ishim Sokol Demaku, Viron Kona, Delo Isufi, Bashkim Saliasi, Muhamet Cenko dhe unë Kadri Tarelli.