ALQI DEDE: MUZIKA ESHTE PASURI E TE GJITHEVE PAQIA DHE DASHURIA JANE TE PERJETSHME JHON LENNON

ALQI DEDE

MUZIKA ESHTE PASURI E TE GJITHEVE PAQIA DHE DASHURIA JANE TE   PERJETSHME JHON LENNON

Te flasesh e te shkruash per Xhon Lenon nuk eshte nje pune fort e lehte dhe per studiues e kritike te njohur jo me per nje lexues te thjeshte.Ka qene nje rastesi ngacmimi qe mora nga nje emision tv mbi Jhon Lennon,dashurin me Yoko Ono-n ,nje histori e madhe dashurie dhe mesazhin qe dha me muziken dhe aktivitetin e tij si misionar i pacifizmit dhe te drejtave te njeriut.Duke pare,lexuar e degjuar dhe studiuar, eshte e pamundur te rrish pa dhene ndonje mendim e gjykim apo pelqim per krijimtarin dhe aktivitetin e tij,si nje ikone qe ka bere histori ne fushen muzikore. Brezi im i viteve 1960-80 kane degjuar per grupin e Bitellsave, per Jhon Lennon apo  dhe ndonje kenge te atyre viteve  por ndoshta nuk dine shume gjera qe ai ishte jo vetem artist por dhe nje aktivist shoqeror qe u kish dhene tjeter dimension ideve ,fantazise se tij. Jhon Lennon perfaqeson nje fenomen te rralle ne historine e artit dhe muzikes. Nje qenie e jashtezakonshme njerezore qe pasqyronte e meshironte gjithcka qe ndjente shpirti i tij. Shume historiane,kritike,biografe nuk kane rreshtur se shkruari per kete njeri ,qe la gjurme jo te pakta e u be i famshem ,dhe famen e vuri ne sherbim te paqes, te lirise per ti dhuruar botes nje jete me te mire. Jo vetem kaqe por ate sic ndodh zakonisht me njerzit e famshem e kane glorifikuar e shenjteruar  por dhe denigruar njekohesisht. Tani qe kane kaluar pothuaj 40 vjet nga vdekja e tij mund ta gjykojme portretin e tij si nje njeri autentik i kohes se vet me shume kontradikta e trazira shoqerore qe lane mbresa ne shpirtin e tij te ndjeshem. Engjell dhe demon,apostull i lirise dhe i paqes por dhe njeri i dobet i ngushte dhe kontradiktor etj. Ai lindi me 9 Tetor te 1940 ndersa po vazhdonin  bombardimet e avioneve gjermane  qe ska qene ndoshta pa ndikim ne jeten e tij te mevonshme. E jema si emer te dyte i vuri Winston ne nderim te kryeministrit te atehershem te Anglise Winston Churchill, i njohur si nje politikan i zoti qe u kish premtuar anglezeve fundin e luftes.Lufta e beri nje aktivist kunder saj,luftetar per liri, per te drejtat e njeriut  dhe paqe ndersa emri i dyte, i cili pesoi ndryshime ne moshen e adoleshences,nuk pati ndonje ndikim ne jeten politike. Ai ju dedikua krejtesisht muzikes  ngase ishte  i revoltuar dhe inatosur me boten kaotike, me varferine e me rreziqet qe i kanoseshin… Qe kur erdhi ne jete ,bashke me te do fillojne dhe peripecite e shumta qe e ndoqen nga pas ne femijerin e trazuar. Prinderit u divorcuan mbas 5 vjetesh, ai refuzoi te jatin qe donte ta mirrte ne Zelanden e Re dhe qendroi me te jemen. E jema lindi nje vajze gjate nje maredhenie jashtemartesore me nje ushtar irlandez me 45 te cilen e adoptuan me nje emer tjeter, Ingrid . E jema, e gjykuar teper naive dhe e pamatur per tu kujdesur per femijen e saj ja dha  Jhonin nen kujdestari te motres, Mimit me te shoqin George qe skishin  femije te cilet do ja kthenin kur te kishte fituar pergjegjesi me te madhe prinderore. Ajo ishte shume e rrepte por i dha dhe nje dashuri e respekt te vecante. Julia do te formoje nje familje te re me Bobby Dykins  qe sollen me vone ne jete dy femije. Jhoni filloi te frekuentoje Dovedale Primary school.Mesuesi  ishte i shqetesuar per karakterin e tij ekscentrik.Me perfundimin e shkolles elementare u regjistrua ne Quarry Bank High school , por rezultatet nuk ishin premtuse , perkundrazi , negative. Duke pare prirjet dhe talentin e tij per te vizatuar , pikturuar arriti jo pa mundime ta regjistroje ne Liverpool College of Art ku dhe u specializua per kete gjini. ” Deshira ime e vertete eshte te shkruaj dhe te bej ndonje tabllo ne vaj. Ishte nje enderr e bukur te jetoje ne nje vile jashte qytetit dhe te beje shetitje ne pyll” -shkruan ai. Por me shume se cdo gje tjeter ate e terhiqte muzika .Ne menyre krejtesisht autodidakte mesoi ti bjere nje fizarmonike me goje qe ja dhuroi nje student ne pension ,ne te njejten banese qe jetonte dhe ai. Renia ne kontakt me produksione muzikale te artisteve me emer te kohes se vet si Presly me te tjere e nxiten qe ti lindi natyrshem deshira,ne menyre instiktive per te mesuar kitarren, qe ja bleu e jema .Julia nderhyri me intuiten e saj ne nje moment te vecante te jetes per ta apasionuar dhe me shume me muziken duke i mesuar dhe akordet e para. Me 1953 vdiq xhaxhai ,George qe e kish dashur si femijen e tij. Ishte viti 1956 kur ai formoi grupin Quarrymen  qe e quajti keshtu nga emri i institutit te artit qe kish mesuar. Mimi duke pare te nipin me kitare ne dore duke i rene ne pjesen me te madhe te kohes , i thoshte shpesh “Me ate (kitaren) nuk do fitosh kurre per te jetuar”.Atij nuk i benin pershtypje fjalet e saj dhe vazhdonte te kendonte rruges me shoket .Fjalet e saje nuk i vertetoi jeta. Kur u be i famshem,  do te kishte dashur qe fjalet e saj  tia shkruante ne nje pllake argjendi dhe tia dergonte .Me vone do ta kujtonte duke thene :”E dashur teze,Mimi,eh,gabove rende ” Ne vitin 1958 do te humbiste nenen ne nje aksident tragjik nga nje makine qe do ta kujtoje si incidentin me te rende ne jeten e tij.Ai e kishte humbur per te dyten here ; te paren kur ishte 5 vjecar qe ishin ndare per rrethana qe dihen dhe tashme e dyta dhe e fundit, ne fundin e adoleshence,ne moshen 17 vjecare.Per te ajo mbeti figura me e dashur e me e shtrenjte  dhe iku nga kjo bote ne nje moment qe kishte shume nevoje per te ngaqe raportet kishin ndryshuar e permiresuar  dhe e ndiente pranine e saj.Per biografet e jema mbetet si “Muza me e madhe dhe me e rendesishme  e te birit”.Dhimbja ishte e rende por e gjeti ngushellimin serish te muzika ,te kitara qe ja kish dhuruar nena, duke shkuar aqe larg sa te debutoje me sukses ne festa dhe lokalet e Liverpulit.Koncerti qe debutuan me sukses  ka qene pikerisht ne qytetin e Hamburgut ne Gusht 1960 qe zgjati 8 ore.     I lodhshem dhe i mundimshem, Jhoni per te ruajtur ritmin ,fatkeqesisht  e gjeti te udhes te perdore substanca te ndaluara si amfetamine qe do kene pasoja jo te pakta ne vitet e mevonshme.Ne Janar 1961do te jape koncert    ne qytetin e vet,Liverpul.Ne nje nga performncat e tij do te impresionoje jashte mase me zerin dhe karizmen qe kishte , djaloshin 15 vjecar Poul Mackarty i cili ju lut ta degjonte per disa minuta mbas koncertit.U befasua kur e degjoi i cili zoteronte shume mire akordet por dhe fjalet e kengeve. Keshtu formuan dyshen Lenon-McCartney ,qe  njeheresh fillon dhe aventura muzikale qe mori emrin Beatles te cilet me forcen dhe vrullin rinor qe zoteronin e popullaritetin qe gezonin e cuan grupin ne suksese qe i kaluan kufijte e Anglise. Por te dy vec muzikes i bashkoi dhe dhimbja sepse  ai kishte humbur nenen nga nje tumor ne gji. Me vone u bashkuan dhe George Harrisson e Ringo Starr.Ne shtepin e tezes do te jetoje deri ne vitin 1963.Ne ate shtepi u rrit dhe moren jete kenget e para te bitellsave ,”Love Me Do” qe e pasuan dhe te tjera.Filloj keshtu historia e Rockut te bitellsave qe ndryshoi gjithcka dhe  mori permasa planetare. Ata i shkruanin vete pjeset duke vendosur ti siglonin Lennon-McCartney pa konsideruar se sa dhe kujt i perkisnin, njerit apo tjetrit. Ne 1963 ndoqen suksesin, “Please Please me”  dhe “She Loves You”, qe e bene per vete rinine angleze.Mjafton te shikoje turma te rinjsh qe i ndiqnin dhe bertisnin e ulerinin si te marrosur ,te egzaltuar nga muzika e tyre per te kuptuar se cfare efekte paten.Midis viteve 1964-66 bitellsat u angazhuan ne realizimin e disa albumeve dhe turneve jashte vendit qe e bene bitellmanine te perhapet ne shume ane te botes. Me 1965 realizuan albumin “Ruuber Soul” disa kenge te se ciles ishin te Jhon Lennon,shume inovative per kohen por dhe nga ana e aranzhimit orkestral. Ne fakt eshte nje perjudhe qe grupi ju dedikua shume eksperimentimit duke nderthurrur shume stile ,elemente orientale etj, qe e bene muziken e ketij grupi gjithmone e me karakteristike , unikale ne llojin e vet.  Kane qene keto vite, intensive , ne kerkim te formave per ti dhene grupit gjithmone e me shume fizionomine evet. Jane disa albume si ai me 1966, “Revolver”,nje album revolucionar  disa kenge jane shkruar prej tij ,ne vecanti, “Tomorrow Never Knows”. Nuk eshte pa interes ndikimi qe pati dhe nje interviste e lenon ndaj nje te perditshmeje londineze mbi kristianizmin dhe aludimet e tij se kush do zhduket e para ,Rock’n’Roll apo kristianizmi. Ne ShBA nuk kaloi pa u vene re bile pati nje vale perbuzje . Gjate nje turneu qe bene ne Amerike, ne nje konference shtypi u detyrua tu kerkoje falje duke e motivuar se e kishin keqkuptuar deklaraten e tij. Shprehje te tilla i kishte thene dhe ne nje mbremje gala ne Londer ku mirrte pjese dhe familja mbreterore mbi qendrimin ndaj institucioneve.  Mbas nje vendimi te grupit per tu dhene fund koncerteve qe ishin bere te pa degjushme , Bitellsat kaluan disa vite duke bere regjistrime ne studio. Eshte pikerisht viti 1967 qe realizuan albumin “Sgt.Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, qe solli dicka te re ne krahasim me ata te meparshmit dhe eshte konsideruar si nje nga me te miret e te gjitha koherave. Jane disa kenge qe i kompozoi Lennon, “A day in the Life”, “Lucy in the sky with Diamonds” dhe te tjerat qe e merrnin ngacmimin nga disa detaje te jetes perditshme. Mbas albumit “Magical Mistery tour”, me 1968, ndermarrin nje udhetim ne Indi per te studiuar meditimin trashendetal. Ishte nje lloj meditimi per jeten duke hyre ne kontakt me natyren sipas themelusit te kesaj teknike te njohur Mahurishi Mahesh Yogy dhe interesi per nje analize psikollogjike ne kerkim te lumturise ne vetmi. Nga ky udhetim u kompozuan nje numur kengesh midis te cilave,”Happiness is e warm gun”,”The continuing Story of Bungalow”  dhe “Every body’s Got Something to Hide Exept Me” and” My Monkey” nga Lennon.  Mbasi u kthyen , albumin” white Album” ,nga kopertina e bardhe qe kishte ku si zakonisht nje pjese e mire e tyre ishin kompozuar nga Lennon si ” Dear Prudence”, “Yer blues”,”Glass Onion”, “I’m so tired”, “Julia”,dedikuar te jemes,”Cry Baby cray”, “Revolution”  1,9, “Good Nigt” posacerisht per te birin. Gjate incizimit te ketij albumi sebashku me Yokon filluan perdorimin e substancave narkotike te ndaluara dhe me te renda si eroine qe paten nje ndikim dhe pasoja jo te vogla per jeten dhe artin por e justifikuan per te shkarkuar nervozizmin e shkaktuar nga interesimi i tepruar i gazetareve. Dh se fundi albumin “Abbey Road”  qe shenon dhe fundin e grupit se pastaj do te shkrihet duke i dhene fund endrres se tyre. Jane te njohura kenget, “Come Together”, “I want You”(She ‘s So Heavy), “Because “etj . Me Bitellsat nga viti 1962 deri me 1970 ,Xhoni realizoi 12 albume ne studio,13 LP eksperimentale dhe 22 solo,shumica e te cileve prodhuar nga shtepia diskografike ” Apple”  e krijuar nga po ata me 1968. Ne maj 1970  do te publikohej dhe albumi “Let it Be”  qe nje vit me vone do te fitoje cmimin “Oskar” per kolanen zanore   ne filmin dokumentar  me te njejtin titull. Diskografia per xhon Lennon si solist do te filloje zyrtarisht me albumin” Plastic OnoBand”  me 1970, 3 prej te cileve ishin eksperimentale te incizuara bashke me Yoko Ono qe nuk do te kene shume sukses ” Unfinished Music No.1 “- “Two Virgins” , ” Unfinished Music No.2″ – “Lif with the Lions”  dhe “Weding Album”. I pari ishte nje kompozim zanor.  Por elementi karakteristik i albumit ishte kopertina me nje imazh qe pasqyronte Jhonin dhe Yoko nudo qe perbente nje skandal per kohen qe flasim  dhe disa shtepi diskografike refuzuan te merreshin me shitjen e saj dhe per pasoje u gjet nje menyre disi e ndermjeme duke e veshur kopertinen me nje leter te erret. Ata e justfikuan per te treguar se nuk ishin ekscentrike por natyrale si cdo qenie tjeter njerezore. Nga 1970-1980 Jhoni publikoi 8 albume si solist:”Imagine”, “Some Time in New York City”, “Mind Games”, “walls and Bridges”, “Rock’n’Roll”, “Double Fantasy” and “Milk and Honey”(1984, Mbas vdekjes). Padyshim qe kenga “Imagine”  eshte me e bukura.   Me 1963 u dashurua dhe u martua me Cynthia Powell  qe sollen ne jete nje djale ,Julian qe e ndjeu shume pak pranine e babait.Martesa se pati jeten e gjate,  nga grindjet e vazhdushme qe kishin duke akuzuar njeri tjetrin per tradheti  deri sa me 1966 nje vajze japoneze Yoko Ono i ndryshoi rrenjesisht  jeten. U martuan. Mbas disa deshtimeve me ne fund u bene me djale, Sean me te cilin u dedikua shume..Te dy femijet ndoqen rrugen e babait  po pa mundur te prekin lavdine dhe famen qe kish fituar. Kjo grua qe cuditerisht u dashurua me shikimin e pare do ti jape jetes se tyre nje kuptim tjeter nga shume gjera te perbashketa qe kishin ….Per Lennon ajo:  ” mbeti miku me i mire” ndersa ajo e quante: ” burrin e saj”, “heroi i saj”, “i dashuri i saj”,  enderrimtari i saj ; nje njeri apasionant  i pajisur  me nje shpejtesi  te madhe te menduari “. Yoko Ono ishte japoneze me origjine, e bija e nje bankieri dhe nene muzikante por dolen nga lufta te rrenuar duke provuar dhe urine deri sa emigruan ne Amerik. Ajo vete u be artiste, piktore..Nje dashuri , nga me te medhate qe ka mbetur ne histori me gjithe veshtiresit dhe pengesat  pergjithesisht qe jane evidente ne te gjitha lidhjet. Ka qene gjithcka, miq , te dashur , b/puntore, prinder, luftetare per liri etj. Ndonse nga dy kontinente te ndryshme , ata i bashkuan ndjenjat, dashuria dhe idete si per ti dhene nje karakter universal frymes se tyre. Frymet e medha bashkohen dhe ata u bashkuan. Muzika perfaqeson nje gjendje sociale  ne te cilen ndodhet  shoqeria dhe artistet e vertete  jane kritiket e vertete te kohes , mision qe e kishin marre dhe ata vete. Muzika qe shkruante Jhon ishte plot me mesazhe. Jane dy luftetare te ideve per idealin qe kishin. Kjo ka qene nje risi e re per aktivitetin e tyre qe i dhane nje dimension dhe hapesire tjeter . Edhe kjo martese pati oshilacionet e veta qe u detyruan ta nderpresin per nje fare perjudhe nga shtatori 1973.    Ai u largua per ne Los anxhelos . Gjate nje koncerti ne New York u takuan serish mbas 18 muajsh dhe nuk u ndane me kurre , duke ja kushtuar pjesen e mbetur , familjes. Lidhja e tyre filloi qysh kur Bitellsat nuk ishin shperbere dhe kritiket fajesojne Yoko Ono ,me ndikimin qe pati. Kjo ska qene shkak per ta besuar  sepse ishin motive te tjera. Ai donte te bente jeten e vet, te perdorte artin e vet per te kuptuar te tjeret ate qe mendonte dhe ndiente ne menyre qe bota te behej  me e mire . Perdori famen e vet ne sherbim te paqes . Ata perbenin ciftin me te famshem te botes qe vepronin si nje identitet i vetem dhe skishin asnje ambicie per te fituar , prandaj ishin kurajoze dhe te guximshem.  Martesa e tyre me 1969 ishte nje ngjarje e madhe dhe per median nga vete fama qe kishin. Keto jane vite qe boten e tronditen disa ngjarje si ajo e luftes ne Vietnam. Te dy cfrytezuan kete mundesi per te improvizuar nje proteste mediatike. Qendruan per 14 dite ne krevat  duke lejuar gazetare e fotografe fillimisht, duke ju pergjigjur pyetjeve te tyre ,dhene intervista per paqen, kunder luftes dhe shpenzimeve te shfrenuara ushtarake. Aty skishte skena erotike sic mund te mendonin por nje ftese per te gjithe artistet qe te mernin  pjese  ne incizimin e kenges ” Give Pease a chance”  qe u be nje hymn i levizjes pacifiste internacionale. Nje proteste disi e padegjuar dhe teper origjinale ; Te protestosh dhe te besh art ne krevat qe u shndrrua ne krevat  te dashurise, punes, frymezimit.  Il bed-in filloi ne hotel Hilton ne Amsterdam per 6 dite rrjesht ,pastaj  ne nje hotel ne Quebek, Kanada per 6 dite te tjera ,ne perjudhen e muajit te mjaltit.  Ne fundvit  shperndane nje mesazh per Krishtlindje  “War is over”!  “If you want it. Happy christmas from Jhonn e Yoko. Kjo ishte e domosdoshme per te dhene idene e mos perdorimit te dhunes  dhe njerzit te ndergjegjesoheshin per kete . Dashuri kunder erresires dhe violences qe pati nje sukses te konsiderushem .Ne kohen e atehershme shumica e progresisteve ishte e bindur se duke ju pergjigjur dhunes se pushtetit  me levizje te fuqishme popullore ishte e mundur te luftoje kunder padrejtesive.  Pacifizmi ne Evrope alla Martin Luter King nuk kishte pasur jehone shume dhe ne ate perjudhe gazetaret nuk ishin te pergatitur per te kuptuar idete e tyre . Ne muajt e pare te vitit 1971 publikoi solo  “Power to the People”  , nje pjese korale qe u be dhe ajo nje hymn i te majtes amerikane , te manifestanteve pacifiste kunder luftes ne Vietnam. Me transferimin ne Amerike , albumi “Plastic Ono Band”  ndoqi triumfin e pare si solist. Si dhe adashi i tij Winston qe donte te conte paqen ne te gjithe boten, krijoi nje hymn  per kete enderr disi utopike, albumin “Imagine” ,qe arriti ne vendet e para te klasifikimit si ne Evrope ashtu dhe ne Amerike duke u bere nje hymn internacional i pacifizmit.Jane disa kenge sic e shikoni qe paten nje jehone dhe fame nderkombetare nga problematikat qe kishin, nga aranzhimi  dhe interpretimi. Jhon Lenon tronditi ndergjegjen e te rinjve amerikane dhe kjo ishte nje levizje qe skishte si mos te binte ne sy. Ata perbenin nje force per te ndryshuar Ameriken. Lennon ishte rebel, revolucionar ne ide , partizan per liri , per te drejtat e njeriut dhe nje bote te re. Ai besoi shume ne te verteten dhe guxoi te flase. Mbeshteti kauzen e te semurve dhe te dobteve. Ne Amerike duke pare se aktiviteti i tij u pozicionua ne favor te krahut ekstremist te se majtes radikale amerikane te Anxhela Davis qe kishin nje ndikim te rinia atere filluan reagimet  dhe qendrimet  e administrates amerikane per diskreditimin e tij dhe mos dhenien e leje qendrimit. “Kurre dhe pastaj kurre sdo te kishim enderruar qe te promovoje paqen ne bote, thoshte Yoko Ono do te kishim qene kaqe te rrezikshem”. “Imagine”  eshte nje nga krijimet me te mira, me nje mesazh te qarte sic e enderronte dhe idealizonte ai boten e te nesermesParamendoni se nuk ka qiell
Është e lehtë nëse e provon
Nuk ka ferr poshtë nesh
Mbi ne vetëm qielli
Imagjinoni të gjithë njerëzit

Duke jetuar për sot …

…dhe midis te tjerash vargjet permbyllese:

Ju, mund të thoni
Unë jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi
Shpresoj se një ditë ju do të bashkoheni me ne
Dhe bota do të jetë si një

Ne 1975 publikoi albumin e fundit  “Rock’n’Roll”  pas Imagine qe shenon njeherazi dhe shfaqien e fundit para publikut. Me pastaj ju kushtua teresisht familjes ne shtepine e vet karshi Central Parc te New Yorkut .                          Jhon Lennon u vra tragjikish me 8 dhjetor 1980 para shtepise tij me 5 plumba nga Mark Chapman, nje djale me probleme psiqike . Megjithe ndihmen qe i dhane nuk e shpetuan nga vdekja. Qysh me 1969 thoshte: “Nuk kam frike nga vdekja , jam pergatitur per vdekje sepse nuk e besoj ate. Mendoj te jete sikur te zbresesh nga nje makine per te hypur ne nje tjeter.Por vdekja erdhi dhe e mori. ” Nje vdekje tragjike e mbuluar me mister sic kane qene te gjitha vrasjet e njerezve te famshem. Per te nuk ka varr.  “Nuk ka asnjë funeral për John,” deklaroi bashkeshortia e tij Yoko Ono duke u dhënë fund spekullimeve të shtypit amerikan, “I dashuri im John u lut për racën njerëzore. Dhe, Ju!, ju lutem , lutuni, të njëjtën gjë për atë!” .  Hiri i tij u shpernda ne Central  Park te New Yorkut si idet e tij qe u perkisnin gjithe njerezve qe u rrembeu zemrat per dy dekada e me shume duke lene ne efir tingujt melodioze te kengeve te tij te pavdekshme. Ne Central Park ka vetem nje memorial ne “Kopshtin e luleshtrydheve”, ne kujtim te tij e vendosur nga e shoqia.  Jhon Lennon eshte nje ikone e muzikes angleze , nje legjende qe u shua shpejt, si nje meteor …Per ate eshte shkruar aqe shume dhe eshte thene gjithcka . Duke u kthyer kaqe vite mbrapa , kemi cfare te mesojme dhe meditojme ne kete bote kaqe te tronditur nga krizat dhe luftrat e shumta… Ai kendonte,kercente …mbas gjesteve te tij , kishte nje domethenie, mbetej nje refleksion i thelle. Por ne sot duhet te mendojme e reflektojme se ne te vertete ka shume gjera qe duhe marre ne konsiderate dhe si duhet luftuar per te drejtat sociale etj. Artistet pergjithesisht duhet te jene kritike te kohes qe jetojme , te kene te verteten si busull dhe jo te shndrohen si shtojca te pushtetit.  Disa kohe me pare duke pare nje debat  tv.me beri pershtypje nje kompozitor me emer qe ishte bere qesharak me diskutimin e tij. Nuk me la nje shije te mire …Rastesisht kur u takuam nje dite me nje mikun tim ,ma prezantoi…Nuk me rrihej pa ja thene se isha ndjere i zhgenjyer per figuren e artistit nga ai debat…filloi te justifikohej.Per nje njeri te artit , me idete e me fantazine e tij ka nje optike tjeter dicka me te avancuar se pjesa tjeter e shoqerise prandaj dhe shoqeria njerzore ka ardhur deri ketu ku jemi. Saimir Pirgun e anatemuan per nje prononcim realisht te drejte qe kish thene . Njerzit e artit e te kultures  shoqeria i shikon me nje sy tjeter dhe ka cte mesoje prej tyre .Artisti nuk mbyllet ne studio por duhet te shikoje jashte dritareve , te jeta e gjalle , ne levizje dhe te behet  promotor i ideve te reja. Shoqeria jone ka nevoje me shume per muzike, koncerte, libra, poezi , kenge, vepra arti ne pikture e skulpture, ekspozita etj.  Muzika eshte kenga e shpirtit dhe na percjell ndjenjat me shume se fjalet. Notat e saj , tingujt magjike na relaksojne , na japin ngrohtesi, embelsi , na prekin ne shpirt dhe kur ajo eshte e gjalle dhe ritmike , na elektrizojne e na vitalizojne ne te gjithe qenien tone. Kete force ka muzika si nje instrument per te ndryshuar realitetin. Po te shikosh se sa e varfer eshte jeta kulturore-artistike,do te kuptosh dhe me mire se cfare boshlleku ka krijuar te njerzit. Ne qytete, ambiente, parqe , institucione publike dhe private jane te ndjeshme mungesa e veprave te artit . Televizioni duhet te behet percus i ideve te tyre , te gjithckaje pozitive qe stimulon prirje dhe tendenca te reja jo te shndrrohen ne nje megafon te prishur te dizinformimit , te politizimit e i ideollogjizimit qe shkakton konflikte e percarje,  por ne nje promotor  te novatores, te kultures, komunikimit. Jo ndarje por bashkim jo urrejtje por dashuri per te mos vazhduar me gjate.  Lennon na meson shume per te gjetur forma te reja paqesore per drejtesi e paqe sociale.            

Mbas 40vjetesh nga vrasja e Xhon Lenon e vetmia gje qe mund te bejme per tiu afruar ketij muzikanti te madh eshte te degjojme me vemendje kenget e mrekullushme qe ka lene si nje trashegimeni  per brezat. Nga kjo vdekje makabre ,te distancuar ne kohe mbetet dyshimi qe ai mbante vete ne kengen “Grow Old With Me”  qe: ” Better is yet to come”, (Me e mira akoma ska ardhur).                                                                                                          

Image
3