Bahtir Latifi: Java ”Migjenit” në Shqipëri

Bahtir Latifi: Java ”Migjenit” në Shqipëri

Letërsia është shkëmbim idesh si dhe nxitje për ide të reja, frym bashkëpunimesh dhe sidomos kur promovohen libra të rinjë pasi nuk ka gjë më të bukur sesa të gjendesh pranë promovimeve, shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë. Nuk do të mjaftonte 1 javë vizitë në Shqipëri për të kuptuar rendësinë e librit dhe kohën që ai zë tek lexuesi dhe më gjërë. QENDRA KULTURORE SHQIPTARE”MIGJENI” në Borås ishte në Shqipëri e ftuar nga Shoqata ”Pegasi” Albania, me qëllim për të shkëmbyer idetë e reja rreth aktiviteteve kulturore. Simpoziumi i 10-të i lidhjes Ndërkombëtare ”PEGASI” ALBANIA me kryetar Kristaq Shabani i cili ky i fundit u dha shumë frym letrare dhe akademike alternativave në katër qytete: Tiranë, Durrës, Gjirokastër dhe Tepelenë, ku moren pjesë, shkrimtarë, artistë, studiues nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë. U lexuan kumtesa, u ngriten probleme të tipit si ajo e përkthimit, të të shkruarit, të folurit qartë sipas drejtshkrimit të gjuhës Shqipe. Gjithashtu u arriten të prezantoheshin mbi 40 botime Shqip-Suedisht dhe anasjelltas Suedisht-Shqip, të zhanërve të ndryshme ku me shumë dashuri dhe përgjegjësi iu dhuruan disa biblotekave, duke filluar që nga biblioteka në Tiranë, Durrës, Gjirokastër dhe Tepelenë. Gjithashtu në kuadrin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të vlerave, përfaqësuesit e QKSH ”Migjeni” morën libra, artikuj, publikime nga shkrimtarët dhe antarët e lidhjes ”PEGASI” ALBANIA duke vazhduar përpara mundësinë e synimit për rrugën e bashkëpunimit të shkëmbimit të vlerave letrare dhe kuluturore. Nëpërmjet bashkëpunimit intelektual, kreativ të vetëdishëm për përgjegjësitë e tyre. Kjo vizitë dhe takimet e shuma në Shqipëri treguan se letërsia dhe integrimi kulturor qëndrojnë si urë lidhëse ku kryefjalë kanë Gjuhën Shqipe.

Image
k