Eduard. Eduard: KOLOS ME VLERA TE JASHTEZAKONESHME - VIKTOR HUGO -1802- 1885  Shkruar nga ILIA (Ylli) M. DILO

Eduard. Eduard 

         KOLOS ME VLERA TE JASHTEZAKONESHME - VIKTOR HUGO -1802- 1885  Shkruar nga ILIA (Ylli) M. DILO

" Ne qoftese nuk do te isha poet  do te isha ushtar".                                        

Poet ne njeren ane dhe politikan e veprimtar i vendosur ne anen tjeter, ne gjithe momentet e jetes se tij, HUGOI ishte nje profet ne nje periudhe te trazuar dhe ndryshimesh, i karakterizuar dhe nga mendime te theksuara besimi.              

Krijimtaria e tij e madhe ne aspektin shpirteror eshte per t'u vene ne dukje.  Thuhet se vazhdonte te shkruante 100 vargje ose 20 flete cdo mengjez.              

“Ne qoftese nuk do te isha poet, do te isha ushtar" shkruan ne nje nga poezite e hereshme te tij.

Duke ju referuar poetit Kosti Pallama (Μεγαλη Εγκυκλοπαιδεια τον Πυρσου,τομοσ 1Θ,στο λημμα Ουγκω Βικτωρα,σελ 197-199), lexojme: 

"Η Βασιλοφροσυνη" (formimi mbreteror Y.D.) i tij ndikoi qe ne rinine e tij te hereshme si ne formimin politik ashtu dhe  filozofik dhe fetar te tij.                                                  

Dashuria dhe vleresimi i tij per Napoleonin e Madh, kaloi gjithe caqet demokratike...    Poezia e tij eshte profetike dhe kritika e rendesishme.

    

Me 1802 ne qytetin Bezanson te Frances lindi Viktor Mari HUGO, djali i trete i Jozef - Leopold - Sizisber HUGO.

Babai i tij ishte gjeneral dhe me von Komandant i Ushtrise se NAPOLEONIT.      

Femijeria e tij u karakterizua nga mungesa e vazhdueshme e babait te tij, per aresye te detyrimeve si ushtarak, dhe nga divorci i prinderve te tij.    

Nderroi gjithmone vendbanim- ne zonat ELVA,QYTETI I RI, MADRID, PARIS. Mori mesime te fillollogjise Latine dhe u rregjistrua ne shkollen (fakultetin) e drejtesise. 

Student akoma, filloi te shkruante te parat krijime dhe te perktheje VIRGJILIN.  Krijoi revisten LITERATURA KONSERVATORE(1819-1821) dhe publikoi pjese nga poetet LA MARTINO dhe ANDREA SENIE.  

Me 1821 i vdiq nena.  Nje vit me von, u martua me shoqen e tij te femijerise ADEL FUSE. 

Te njejtin vit botoi dhe vellimin e pare poetik " Odeset poesies diverses"( Udhetim ne rrugen e poezise Y.D.) dhe vitin tjeter u paraqit me vellimin poetik mitili "O HAN d'ISLANDE". 

Ndoqi ciklin CENACLE  (SENAKLL) ku perfshiheshin simpatizantet e romantizmit ithtar (dishepull). (Romantizmit ideal Y.D.).        

Me botimin e drames poetike KROMUELL-1827 deshmoi se ishte perfaqesues i sakte i romantizmit.    

Erdhi ne kontakt me antaret e shkrimtareve te pavarur te Gazetes "LA GLOBE" (BOTA - Y.D.). Shkroi  HERNANI-n.    

Paraqitja e pare e asaj vepre, me 25 Shkurt te 1830-tes, shenoi dhe fitoren e romantizmit mbi klasicizmin tradicional.  Paraqitja e vepres shkaktoi fitore madheshtore.  

Me 1831 u paraqit (u botua Y.D.) vepra historike NOTRE-DAME de PARIS (SHEN - MARIA E PARISIT Y.D.).    

Duke shkruar akoma romane, studentet dhe reformatoret krijues, krijuan nje mbreteri kushtetuese,  LUDOVIKO FILIPO - Korrik 1930.                                                      

HUGOI shkroi poezine "Frymezime" nga Korriku i 1830-tes, poezi qe do te ishte dhe fundi i nje cikli te pasur te poezive politike.            

Gjate periudhes se Mbreterise se JULIANIT, botoi kater vellime poetike: 1.-Fletet e pranveres -1831.  2-Kenget e muzgut - 1835.  3- Zerat e brendeshme - 1837 .  4- Rreze dhe hije - 1840.  

Shkroi shume vepra teatrale ( Roi Blas - 1838, Te burgosurit 1843), duke krijuar role per aktorin e ri ZILIET DROVE  me te cilin lidhi miqesi nga viti 1833.    

Me 1841 u zgjodh antar i Akademise Franceze dhe me 1845 hyri ne Kuvendin e akademikeve.

                          

Ne ndermjetesi, me 1843, i ndodhi nje fatkeqesi e rende: vajza e tij Leopoldin pati nje vdekje tragjike nga mbytja.            

Qe te lehtesoje dhimbjen, shkroi poezi te ndryshme te cilat u botuan me von me titullin Les contemlations ( Shperthime shpirterore Y.D.) 

U lidh  me miqesi te ngushte me Ludoviko Filipo dhe nusen e tij, dukesha e Orleanis dhe frekuentoi oborrin mbreteror ne aktivitetet argetuese. 

Pas rrezimit te Ludovik Filipit, nga kryengritja e vitit 1848, u zgjodh deputet i Keshillit Kombetar dhe u integrua ne demokratet konservatore.  

U rizgjodh deputet ne Parlamentin e vitit 1849. Mbajti anen ne favor te Ludovik Napoleoda per te qene President i Demokracise me 1850.        

Pas grushtit te shtetit qe organizoi Napoleoni dhe kundershtimin e forte te demokrateve, por dhe te HUGOIT personalisht, u arratis ne Bruksel qe t'i shpetonte arrestimit.

Emigrimi i tij, gjithesej 20 vjet, nje vit ne Bruksel dhe ne vazhdim u vendos ne ishullin Xhersi te Maghis nga viti 1852 deri ne vitin 1855; u c'vendos ne ishullin fqinj Gernsi 

ku jetoi deri me 4 Shtator 1870, date ne te cilen u rivendos demokracia ne France dhe HUGOI u kthye ne atdheun e tij.                

Ne jetesen e izoluar punoi shume rende duke shkruar vazhdimisht.

 

Me 1862 botoi " TE MJERET", veper me te cilen korri sukses te madh.

Nje sere fatkeqesi familjare e preken thelle, me kryesorja cmendja e vajzes se tij Adel.  Pas nje dashurie te deshtuar ne Amerike, u kthye ne    France me 1863 dhe u mbyll ne spitalin psihiatrik.

"Puntoret e Detit" u botua me 1866.        Me 1868 i vdiq gruaja. “NJERIU QE QESH "u botua me 1869,  ndrsa me 1871 dhe 1873 i vdesin dy djemte e tij.                                .                                

Me 1871 u zgjodh Perfaqesues i Keshillit Kombetar, detyre qe e la pas nje muaji.    

Ne Mars 1871, me kundershtaret moren pushtetin dhe vendose KOMUNEN e cila qendroi deri ne muajin Maj.  

HUGOI ishte ne kundrshtim me KOMUNEN ; u detyrua te emigroje prape ne Bruksel.                    

U largua sepse ndihmoi tek te perndjekurit kryengrites dhe u strehua ne Lksenburg.  

U kthye ne Paris dhe u zgjodh senator.  

Ne periudhen1872-1873 u ndodh per here te dyte ne ishullin  Gernsi qe te shkruante "VITI NENTEDHJETE E TRE" qe u botua me 1874.    

Me 1878 pesoi hemoragji celebrale. Vdiq  me 1885 ne Paris.

Trupi i tij u vendos per t"ju bere pershendetjet e fundit poshte Harkut te Triumfit  - sot sheshi Karl De Gol ne Paris dhe u varros ne Pantheon.            

 

Pati dashuri te madhe per helenizmin. Mbeshteti revolucionin grek te vitit 1821, poezite e tij per kete revolucion perfshihen ne veprat "LINDJA 1826".

Me 1866 pas renies se Arkadhiu-t ( Qark ne Krete) ne kryengritjen e  Kretes, dergoi pershendetje plot lavdi ne mbeshtetje te kryengritesve te Kretes. 

"Herojte luftojne si grekerit", shprehet Hugoi; pershendetje dhe vleresime keto te botuara ne gazeten "Klio te Tergestit".        

Hugoi realizoi te njihej si me i madhi poet sa jetoi, por pas vdekjes se tij, kritika qendroi e rezervuar. 

Vetem pak nga poezite e tij u vendosen ne Panteonin e kujteses, megjithate " TE MJERET" nuk pushoi te jete shume dashamires dhe mirenjohes. 

Me von, disa te rij, specialiste  te pa anshem per vleresimin e vlerave krijuese, studjuan me kujdes krijimtarine e tij,  megjithese ne art gjerat mbeten gjithmone ne zhvillim dhe qartesohen nga pasjonet( simpatite personale ).    

Fakti qe keto vepra rezistojne, me njeren ose tjetren menyre, me kalimin e kohes dicka ndodh.

Fransua Moriak shpjegon "pasqyrimi i heroizmit te kohes", dicka qe e beri Hugone nje poet qe u muar me boten e madhe shpirterore te njeriut te thjeshte, 

me forcen por dhe me thjeshtesine. Pol Klodel e quajti mendimin e Hugoit  " zbulim misterioz " te gjithesise. 

Bloder njofton ( ben te njohur ) se Hugoi dinte mire te krijonte atmosfera misterioze .

Perfundimisht, eshte e pakundrshtueshme, se ishte mjeshter i poezise se reformuar, dicka qe ndihmoi poezine franceze te largohet nga ngurtezimi i fantazise se shek. 18-te .

Adre Zid, kur  u pyet se cilin vleresonte poetin me te madh francez, u pergjigj: " Viktor Hugo, patjeter " duke shpjeguar se , neqoftese eshte ndodhi e merziteshme , eshte patjeter ndodhi .

          Dhe poeti Kosti Pallamas, e mbaron shkrimin e tij per Viktor Hugone ne  "Μεγγ. Ελλ. Εγκυκλοπαιδεια "  te PΙΡΣΟΥ (Vol. ΙΘ ne pjesen  Hugo Viktor  faqe 197 - 199 ) me shprehjen  

" ... Deri sa te largohen rete, dhe kritika te gjykoje qarte dhe me nje vleresim objektiv, vepra duhet te studjohet nga universitaret dhe te predikohet mendimet e tij ; megjithese kundrshtaret e tij nuk munguan,

kurora e ndriteshme e Dantes ndricon mendimin e tij ".                                                            

SHEN MARIA E PARISIT perkushtohet per katedralen me te njejtin emer ku zhvillohen ngjarjet e romanit. 

Ne Parisi e shek. 15-te, Esmeralda, nje cigane e re, vallezonte ne zonen per - rreth, duke fituar ne kete menyre buken e gojes. 

Bukuria dhe liria e veprimeve e magjepsen kryedhjakun ( ne fene ortodokse, kleriku qe eshte ne prove per t'u emeruar prift ) e kishes, Frollo. 

Frolloi, i shushatur, ndermjet dashurise per Zotin dhe ndjenjen erotike per Esmeralden, u mundua ta rrembente me ndihmen e sherbyesit te kishes, nje kurrizo i shemtuar.      

Kurrizua, kur ishte femije e braktisen te dy prinderit e tij per aresye te shemtimit qe kishte. I lene ne meshire te fatit gjeti strehe ne kishe dhe qysh atehere jeton brenda ne kishe si sherbyes per t'u rene kambanave.  

Nderkohe, u magjeps dhe Kurrizua nga Esmeralda.      Kasimodua, nje nga personazhet e nderlikuara te romanit, fillimisht paraqitet si perbindesh i pa shpirt, por ne vazhdim figura e tij ndryshoi. 

Ne skenen e tregimit vjen Foivo, nje oficer i ri, qe do te shpetoje Esmeralden, duke fituar dhe zemren e saj, pa dashur as ai vete ta dashuronte serjozisht. 

Tre burrat grinden per te fituar ciganen e bukur. Frollo vepron per te vrare Foivon dhe akuzon Esmeralden per vrasjen.      

Frollo i ben presion, duke i thene se mund ta shpetoje neqoftese do te jete e tija, por ajo e kundershton.        

Ne momentin e ekzekutimit te saj perpara SHEN MARISE SE PARISIT, nderhyn Kasimodua dhe e shpeton, duke e fshehur ne faltore ( kishe ). 

Perleshja dhe drama rritet permes nje zhvillimi te pasur.  

SHEN MARIA E PARIS eshte nje retrospektive ( kthim nepermjet imagjinates ) ne jeten dhe marredheniet shoqerore te Mesjetes, per mbretin Ludovik.  

Romani kritikon pa meshire nje shoqeri fetaroshteterore e cila, nepermjet figures se Frolos dhe te Foivonit, te cilet perfaqesojne pushtetin kishtar dhe shteteror gjukonin te dobetit, 

te varferit dhe gjithe njerzit qe jetonin ne veshtiresi .  

Kasimodua dhe Esmeralda perfaqesojne dy anaet e te njejtes medalje, trishtimin dhe gezimin. Jane dy figura qe shume shpejt bien viktima, i pari per aresye te shemtimit, 

e dyta pasi eshte nje bukuroshe, qe provokon per dashuri me veprimet e saj, te cilen shoqeria e Mesjetes mund ta akuzoje shume lehte se eshte magjistare.      

Dy personazhe te shtreses se varfer qe veprojne ne kundershtim me standartet morale - shoqerore. Ndermjet perplasjes se atyre dy shtresave te ndryshme shoqerore, 

perfaqesuesve te mendimit fetar dhe ideve te lira te kohes kunder dhunes dhe despotizmit, duke u dhene perparesi ideve te vete autorit ( Hugoit) dhe thirrjes revoltuese kunder denimit me vdekje.    

 

Romani dha rezultate per veprime te mirekoordinuara shoqerore me kalimin e kohes.

Nga shume paraqitje te tij ne ekranin kinematografik mund te vecojme ate te vitit 1931 me skenograf Jean Epstein,

te vitit 1939 me skenograf William Dieterle, me protagoniste Carl Loton dhe Morin O'Xara dhe,perfundimisht metaforen qe u realizua me 1956 l, me skenograf Jean Delannoy,

me Xhina Lolo Brixhida, Andon Kuin dhe Alen Kivi ne rolet kryesore, kurse ne skenarin kishte punuar dhe poeti Zak Prever.            

Veme re edhe ne vitet qe jetojme, krahas vleresimit maksimal qe specialistet e vlerave krijuese i bejne vepres se ketij gjeniu, 

ekzistojne dhe rryma specialistesh qe jo vetem qendrojne te rezervuar por aktivizojne  dhe koferenca dhe mitingje kunder tij.  Keto rryma kryesisht ne atdheun e tij. 

Kane kaluar 135 vjet nga vdekja e tij dhe mbi nje shekull e gjysem ku ne gjithe planetin lexohen veprat e tij. 

Shume gjenerata u edukuan me mendimet e tij reformatore, shume krijues, psikolloge , udheheqes shtetesh, etj." pine uje ne gurren " e tij .    

A duhet t'i jete mirenjohes njerezimi ketij gjeniu apo duhet te zbatoje ligjet e inkuzicionit?