Nga Skifter Këllici, Boston :PER FREDERIK GJERASIN DHE ZËRIN E TIJ TE RALLË RADIOFONIK

In memoriam  

PER FREDERIK GJERASIN DHE ZËRIN E TIJ TE RALLË RADIOFONIK 

Nga Skifter Këllici, Boston 

Iku dhe Fredi, sic ei thwrrisnim shkurtimisht Frederik Gjerasin. Iku përgjithnjë, si shumë e shumw njerëz të shquar të inteligjencës shqiptare, iku dhe la kujtimet me shokë dhe miq  dhe kushdo tjetër  që e njihnin nga afër dhe nga larg, si njeri i i mirakandshëm në shoqëri, si studiues në fushën e ekonomisë, si pedagog, si përkthyes i diktatorit Enver Hoxha në bisedime në Kremlin në dhjetor të vitin1960 ,para gjatë Mbledhjës së Moskës, si autor librit me kujtime "Drama shqiptaro-ruse", botuar tre vjet më parë, që na shpalos  dramën  më të madhe  të shoqërisë sonë gjatë periudhës  komuniste,që u prit me aq kurreshtje nga lexuesit tanë.

 Unë nuk do të ndalem në këto ngjarje, as edhe në goditjen që ai pësoi më 1975, kur ishte pedagog i ekonomisë politike në Shkollën e Lartë të Partisë, ku pati mosmarrëveshje më Fiqrete Shehun, të shoqen e kryeministrit Mehmet Shehu, po aq gjakatar sa Enver Hoxha, si pasojë e të cilave Fredi u degdis t  jashtë    Tiranës deri në vitn1990.

Për to është shkruar. Unë do të kujtoj një "dramë" vetjake  të  Fredit, nëse mund ta quaj kështu,  që lidhet me një pasion të madh të tij,  me mikrofofnin e Radios. Vec atyre që përmenda më sipër, Frederik Gjerasi do të kujohej edhe sot si folës i rallë i Radio Tiranës dhe mbase dhe i TVSH-së, si një "Levitan shqiptar".

Duke qenë se shumëkush,vecanërisht ata që janë shumë të rinj, nuk dinë se kush është Levitani, po bëj nje parantezë të shkurtër. Levitani një djalosh i ardhur në Radio Moska nga Siberia e largët nga gjysma e dytë e viteveve 30-të të shekullit të kaluar me një shqiptim dialektor të rusishtes, arriti të bëhej shumë shpejt edhe sot folësi më i mirë i Radio Moskës.

I shquar për recitime madje edhe në rusisht, që në shkollën e mesme në Elbasan, Frederiku e zhvilloi këtë pasion si folës i emisioneve të Radio Moskës në gjuhën shqipe dhe të dokumentreve të Kinostudios Mosfilm.

Që më 1954 kur e dëgjova për herë të parë në këto emisione si dhe në filma dokumentare sovjetikë, u dashurova pas zërit dhe leximit të tij të mahnitshëm.

Në kujtimet e tij në librin e mësipërm "Drama shqiptaro-ruse", Fredi përmend një fakt domethënës. Menjeherë pas mbarimit të studimeve të larta në Bashkimin Sovjetok më 1957, ai u emërua instruktor në Komitetin Qendor të Partisë. Dhe, kur pati rast të takohej me Nexhmie Hoxhën, me të dëgjuar zërin e tij, ajo  e pyeti  me përzwmërsi: "Mos je ti ai folësi i  emisioneve të Radio Moskës?".

E vërteta është se Fred nisi të lexonte emisione të Radio Tiranës. Në pranverë të vitit 1958, kur unë, riosh 20-vjecar, nisa edhe unë të lexoja emisione të Radios, pata rast ta njihja. Më kujtohet se folësja e njohur Vera Zheji , që e vlerësoi shumë,  gjatë bisedave  me të, i  sugjeroi  të lexonte me kadencën shqipe dhe jo ruse të cilën, duke  qenë i formuar në Radio Moska Fredi nuk kishte si ta njihte. Por fatkeqësosht zëri i Fredit u dëgjua më pas  vetëm njëherë: në radiokronikën  e gjatë të Radio Tianës  më 29 maj të viti1959, kur Hrushovi arriti për një vizitë dyjavore ne Aeroportin e Tiranës,  ku u prit me madhështi nga Enver Hoxha dhe shpura e tij.

Radio Tirana humbi kështu një zë të artë, një Levitan shqiptar.

Përse?

Sepse ishte instruktor ne atë që quhej "aparati" i Komitetit Qendror?Absurditet .Pa dashur  të zvogëloj aftësitë  e Fredit që kishte qenë student i shkëlqyer, të tillë  që ishin diplomuar për ekonomi, gjendeshin në Shqiopëri, por jo folës radiofonik të rallë si . Mirëpo aparatcikët e Komitet Qendror nuk mund të kuptonin një dukuri tillë. As vetë Nexhmie Hoxha Hoxha që e vlerësoi  zërin e tij e cila  mund  të kishte vendosur që Fredi të vazhdonte të  punonte në Komitetin Qendror dhe në të njejtën të lexonte si folës ih jashtëm i  Radios; ose  të propozonte që ai të emërohej gazetar  i i redaksisë  ekomomike dhe më pas shef i saj  në Radio Tirana, sepse e shefi aktual nuk kishte arsim të lartë.

Do të kishim pasur kështu një 'Levitan shqiptar"...

Ja përse këtë   shkrim përkujtimor e titullova "Frederik Gjerasi dhe zëri i tij  i rallë  radiofonik".