Emine S. Hoti
Poezi për fëmijë
Lum kush i ka!
Mbesa dhe nipat ma zgjasin jetën,
Çdo plagët që kam ata ma shërojnë,
Nga ata fitoj kurajë dhe vullnet,
Më bëjnë të lumtur sot e gjithmonë.
Syri do vetëm ata t`i shikoj,
Shpirti me ata gëzon e qesh,
Me ata koha bukur më kalon,
Ma bëjnë zemrën porsi det.
Mendja ime veç për ata mendon,
Kur s`i kam pranë asgjë s`më hynë në sy,
Lum kush i ka dhe lum kush i do,
Janë ata që më falin çdo çast lumturi.
Duam të jenë përherë të qeshur,
Mundësisht çdo dëshirë t`ua plotësojmë,
Ëndrrat e tyre të bukura fëmijërore,
T`i ndihmojmë përherë t`i realizojnë.
Gjyshja, Edi, Tina e Lori
Rrinë çdo ditë me gjyshen,
Ajo asnjëherë nga vetja s`i ndanë,
Janë të lidhur ngushtë si pema me degët,
Duan të jenë gjithnjë pranë saj.
Gjyshja i dërgon në shkollë,
Ua plotëson me qejf dëshirat,
I edukon dhe i këshillon,
Me fjalë të bukura dhe të mira.
Kur thonë ndonjë fjalë të pahijshme,
Me takt dhe ëmbël nis t`i qortojë,
Pastaj, mendon dhe, me vete thotë:
Eh, të gjithë fëmijët në botë janë njëlloj!
Edwardi
Edwardi 8 vjeç i thotë gjyshes:
Loriani shkon 9 vjeç, vëllai im i madh,
Bertina 7 vjeçe, motra ime e vogël,
Alfredi 2 vjeç, vëllai më i vogël.
Duhen shumë mes veti,
Se së bashku u rritën,
Në rrugën e jetës do ecin,
Si dielli me dritën.
Edi thotë: Oh, sa qejf kam,
Për në Kosovë edhe unë dua të udhëtoj,
Bashkë me Lorin dhe me Tinën,
Dorë për dorë në shkollë të shkojë.
Loriani
Loriani 8 vjeç ka mall shumë,
Dëshiron të flasë në telefon,
Gjyshen e do si askënd tjetër,
Nga malli që ka loti i pikon.
Vajza më thotë:
Për ty mërzitet, gjithnjë të kujton,
Lotin mundohet ta mbaj, po prapë i pikon,
Sytë i ndrisnin nga malli sa herë gjyshen takon.
Telefoni cingëron
Tina dhe Edi flasin e flasin,
Duan të çmallen ndaj s`pushojnë,
Me ta Loriani dhe Bertina,
Kënaqen, tregojnë se si kalojnë.
Flasin për shkollën dhe për lojërat,
Për kujtimet që kanë në Kosovë,
Flasin e tregojnë për Norvegjinë,
Mirëpritësen e popullit tonë.
Unë, gjyshja, kënaqem e mbaj vesh,
Kur i dëgjojë fëmijët që cicërojnë,
Çdo fjalë në shqip u ka lezet,
Gjuhën e t`parëve nuk e harrojnë.
Ardhja e Alfredit në jetë
Mirë se na erdhe o Alfred i gjyshes,
U rritshi me dy prindër!, gjyshja uron,
Uraaa! U bëmë dhe me një vëlla tjetër!
Zërat e Lorianit, Edwardit dhe Tinës jehojnë.
Ecshi me këmbë në tokë o vogëlushë,
Të rriteni e të bëheni mendje hollë,
Ambasadorë të vendlindjes do të jeni,
Kombësinë shqiptare dhe Zoti ua uron.
S`bëj dallim
Po rriten nipër e mbesa,
Si lulet në pranverë,
Dielli me rreze i shoqëron,
Ngrohtësi u jep përherë.
Së bashku me ta kanë Balton e pandarë,
Qenushi i vogël çdo kund i shoqëron,
Assesi nuk mund të rrijë pa i kërkuar,
Së bashku me ta i lumtur gjallon.
Lozin së bashku, qenushi i dëgjon,
Kudo që ata janë me sy i shoqëron,
Unë gjyshja me endje e përkushtim,
Ndihem pranë tyre në çdo shërbim.
Për askënd prej tyre s`bëj dallim,
Ju plotësojë gjithçka që më kërkojnë,
Lodra, libra, përralla, ushqim u ofrojë,
Dua që si yje përherë të ndriçojnë.
Bertina vajza e gjyshes
Bertina sot 7 vjeçe,
E lindur kur piqen qershitë,
Vajzë e buzëqeshur
E llastuar nga të gjithë.
Vogëlushja Bertinë ka diçka të veçantë,
Pas artit e kulturës është e pasionuar,
Një pasion i lindur nga vet natyra,
Ndonëse fëmijë, duket e talentuar.
Bertinën e duam të gjithë,
Gjyshja, tezja, dajat, të gjithë tok,
Loriani, Edwardi, Alfredi,
Por dhe qenushi Balto çamarrok.
Bertina dhe Balto janë në një moshë,
Me vogëlushët e tjerë shokë të pa ndarë,
Bertina këndon, vallëzon, me gjeste si aktore,
Ka aftësi të veçanta si një artiste madhore...
Ateo
Pesë janari 2019,
Ishte një ditë e gëzuar,
Lindi Ateo në Suedi,
Unë gjyshe Eminja ndihem e mrekulluar!
Është nipi im i katërt,
Me fat dhe shëndet ka ardhë,
Syndritur, si yll qiellor,
I bukur, si pëllumb i bardhë.
Për ne gjyshërit s`ka gëzim më të madh,
Kur ndjejmë përkëdheljet e nipit e mbesës,
Thurim pa u lodhur plane dhe ëndrra për ta,
Dëshirojmë të kenë të gjithë gëzimet e jetës!
Lorianin, Edwardin, Bertinën, Alfredin, Ateon,
I dua me shpirt, për ta më zemra më rreh,
Janë jeta ime, e fëmijëve të mi,
Janë stolitë më të bukura mbi dhe`.