poezi

Kadri Tarelli: POezi

Kadri Tarelli

VIRUS NA SOLLE GJËMËN!

O Virus! Na solle gjëmën!

Botës mbarë i bëre nënën.

Fëmijëve u mbylle shkollë,

Pleqve u shtove kollë.

Punë nxirë, e tjerrë hollë,

Po merr njerëz, nuk mbledh mollë!

Rrimë mbyllur, por të ndarë,

Larg në rrugë, larg në arë.

Po presim me shpresë vrarë!

Kur do shuhet kjo dreq farë?

Mirela Nasi: Poezi

Mirela Nasi

Një fjalë, vetëm një

Një fjalë,vetëm një fjalë,mjafton,
një fjalë,të largon ose të afron.
Një fjalë,vetëm një,sa gjithë bota,
vlen si një këngë,melodi në nota.

Një fjalë,vetëm një fjalë,të tundon,
kur nga "marrëzia"të pushton.
Një fjalë,vetëm një,sa mijëra fjalë,
lulëzon pranverë,prej shpirti ka dalë.

Desara Ndoci: Poezi

Desara Ndoci

Shkodra ime

Puthur nga malet hijerenda

Rrethuar nga Drini e Buna

Dhe pse shpesh ne dimer permbytesh

Te dua, sido te veje puna.

Bukur ne ty,

vizatuar kalaja

Ngarkuar legjende e histori

Ah…! Te dua edhe te pluherosur

Edhe te baltosur ne shi

O Shkoder, ti djep I kultures

Kadri Tarelli: POezi

Kadri Tarelli shkruan:

FJALA E THËNË dhe FJALA E DHËNË!

Fjala e thënë dhe fjala e dhënë,

Nuk janë motra, nuk kanë një nënë.

Ngjajnë si binjake, dalë nga një rrënjë.

Njëra përhap lajm, tjetra besë-zënë

 

Kush e ha fjalën? Fisniku kurrë!

Dhe miku me besë, qëndron si burrë.

Se fjala e thyer, të ngarkon me gurrë,

Kush e duron turpin, që djeg si furrë?

 

Kush e ha fjalën? I pari rrufjani,

Servili e ndjek, pas politikani,

Nuk i lodh vapa, s’i thyen tufani,

Kadri Tarelli: POezi

Kadri Tarelli

KU DO TË PREHEM?

Më pyete ku do të prehem,

Kur mos jem në këtë jetë?

Ta them, kur unë të dehem,

Dhe mentë m’i marrin retë.

Ta them unë, kur të nxehem,

Me vete dhe botën shkretë.

Ta them tek shtegu, nga s’kthehem,

Ku përcjellin njerëzit e vërtetë.

Ta them, kur unë dëfrehem,

Dhe shpirtin ta kem të qetë.

 

DUA TË PREHEM!

Tek një vazo lulesh në prag dere.

Mbi një drandofille, çelur pranvere.

Dua të prehem!