Alba Huta Poezi

Alba Huta

BIRIT QË SE LINDA KURRË

Bir!
Shpirt, që desha aq shumë të ishe këtu me mua sot.
Qëkur më gërryente ndjenja e amsisë ndër damarët prej gruaje,

të doja bir.
Të doja aq shumë, saqë kur merrja vesh për motrat e tua,
zemra me zvogelohej gati në të humbur.
Edhe ajo zemër që mbetej, 
e vockël fare për momentin bëhej gur...
Pendohem sa s'ka ku të shkojë për këtë dashuri të verbër, 
në limitet e varesisë prej teje, pendohem fort...
Se mësova të të harroj shumë shpejt, prej motrave të tua.
Ato janë dritë e patjetërsueshme në sytë e mi.

Jane dritë e kupton, dritë, dashuri...

Mos u trishto!
Tek secila prej tyre ka nga një tipar tëndin që e veshin shpesh.
Janë të forta...
Janë të zonjat e vehtes e do jenë edhe më mirë…
Në këtë botë ku shpesh vajzat, gratë nuk janë aq të forta sa duhet.
Ato kanë veshur rrobën e pavaresisë prej pushtetit mashkullor.
Ti i mësove, me mungesën tënde. 
Bota është e tyre.

Bir, Po të lë të lirë
Po të le të shkosh tek një tjetër nënë,

tek një nënë që ka nevojë më shumë se unë.
Ne jemi shumë mire...

Image
a