Denada Jana: Poezi

Denada Jana

Mos eja më

ti s'erdhe kur të prita,

as kur të desha,

as kur qava për ty.

Ti erdhe se deshe,

s'e askush nuk të pranoi

siç të pranova unë.

Ik tani !

Fshihu nga dhimbja ime,

nga lotët e mi.

Ik !

Ose nuk do marr

përgjegjësi.

Të kam lënë thjesht

një shenjë harrese.

Si ajo harresë ,

u shndërrofsh

në zemrën time !