Fetah Bahtiri:Poezi

Fetah Bahtiri

AROMË SHQIPTARIE

(Në Mitrovicë, më 24 nëntor 2012, në ditën

kur këtu u përurua shtatorja e Isa Boletinit)

 

Sot erdha nga diaspora,

Po festoj që të rrojë Kosova.

Sot erdha nga Suedia

Që të rritet Shqipëria.

Do të festoj edhe në Vlorë

Më 28 Nëntor.

 

Pas një shekulli lëngimi,

Pas njëqind vitesh mërgimi,

Isa ka ardhur në vatan

Me kobure e xhamadan.

Aromë të këndshme shqiptarie e blini

Po përhap ti, gjeneral Isa Boletini!

 

Këtu para teje u përkulën beglerë e pashallarë,

Hasan Prishtina, Bajram Curri e Ismail Qemal.

Eu! Sa i madh që qenke, sot gjeneral,

Sikur bjeshkët e Isniqit me mal,

Me flamur buzë Ibrit e Sitnicës,

Zbukuron sheshin e Mitrovicës.

 

Qenke kthyer e po shikon kah Shala,

Majdanit po i dërgon të fala.

Moti, kur ti këtu ishe i gjallë,

Çlirove Peshter e Pazar.

E sot, gjeneral Isa Beg,                          

Këtu afër, Ibrin e paske hendek.

 

Eu tribun! Sa madhështor

Me plis të bardhë, me flamur n`dorë,

Si para njëqind vitesh në Vlorë!

E paske hijeshuar sheshin e qytetit

Me shtatoren nga Durrësi i Detit.

Aromë të këndshme shqiptarie e blini

Po përhap ti, gjeneral, Isa Boletini!

 

HYJNORI ME SHALL

Na e vran´e na e shanë

Na i thanë trathëtor

(Fan Noli: ”Syrgjyn – vdekur”)

 

U ngazëllua Plisi, Toka, Qielli dhe Kosova

Atë ditë kur u lind Ibrahim Rugova.

Na e dërgoi dhuratë e lume Perëndia,

Që të bëhet përgjithmonë e lirë Dardania.

 

Shalli i tij përshkoi Globin tokësor,

Për Dardaninë e shtypur nën qizmin armiqësor.

Shalli i tij – kushtrim për tërë njerëzimin,

Vetëdijësoi Botën për t´Kosovës skllavërimin.

 

Shalli i tij i dha shpresë të shtypurit,

I dhuroi gëzim e lumturi të ndrydhurit.

Shalli i tij e zbardhi tunelin në terr

Na e solli dritën e bardhë – flakëroi ai ferr.

 

Shalli i tij rreth fytit gjunjëzoi gjakatarët.

Kudo që shkeli e nderuan shtetarët.

Shalli i tij miqësoi Botën me Dardaninë.

Kushtrimi tij hyjnor e përgjëroi Lirinë.

 

Me shall rreth fytit iu përgjegj edhe atyre

Që tentuan ta vrasin para të Botës syve,

Edhe atyre që e shpallën armik e tradhtar -

Këtë e di njerëzimi, e di Bota mbarë.

 

Nga lakmia për pushtet mbi trojet e Dardanisë,

Amoralët, bastardët, faqezinjtë e sojit të ndyrësisë,

Na e vranë e na e shanë sa herë që patën rast

Por, vizionari i lirisë nuk u tremb në asnjë çast.

 

Ne e nderojmë me lule e kurora pranë varrit,

I përkulemi me afshin e zemrës para lapidarit.

Aty vijnë e përkulen edhe disa të tjerë -

Cuba, matrapazë, interigantë e profiterë.

 

Kur maskarenjtë, larot e lariçkat i përkulen pranë varrit,

Horra e horrllëku u shihen në lule të ballit.

Vizionarit i vendosin kurora tani pa përleshje,

Arkitekti i Dardanisë i vështron vetëm me buzëqeshje.

 

U gëzua Plisi, Toka, Qielli dhe Kosova

Atë ditë kur u lind Ibrahim Rugova.

Shumë burra të mëdhenj pati dhe ka Kosova,

Por, vetëm një u lind hyjnor – Ibrahim Rugova.

 

SHPËTIMTARI I DARDANISË

(Kushtuar legjendës Adem Jashari)

 

Kur e dëgjoj emrin Adem Jashari,

Më cingërron muza nga eteri së pari

Më pushton vetë frymëzimi i njerëzisë ,

Për këtë yll që shndrit  çdo cep të Shqiptarisë.

 

Ky është rrëfim për ty, Hamzën e kreshnikët e tjerë,

Për babain Shabanin e familjarët e ndjerë,

Për të gjithë që në front bashkë me ty

Ranë në altarin e Atdheut dhe sot mu aty,

Prehen në kompleksin familjar përkujtimor

Me emrin ”Adem Jashari”, o burri hyjnor!

 

Ky është një rrëfim që mund të ndodhë,

Në betejat me plumb e kordhë

Vetëm një herë në një mijë vjet,

Në tokë, në gjithësi ose në det!

 

Ti, Adem, bashkë me Hamzën e Shabanin,

Bashkë me trimat që ranë për vatanin,

U dole ballë për ballë barbarëve mizorë,

U flijove me famijarë, me gjoks e kraharor.

 

Ti, e ushqeve Atdheun me burrëri!

Ti e trimërove tonën secilën shtëpi!

Ti i ngrohe zemrat e miletit të shtypur!

Ti e zbardhe me Diell mbrëmjen e ngrysyr!

 

Ti, Adem Jashari, na solle në zemra ngrohtësi,

E mbushe njerëzimin me shpresë për liri.

Sepse për Adem Jasharin dhe familjen e tij,

Atdheu mbi të gjitha ishte ligj e teori.

 

Ti e bëre të gjallë e të lumtur një popull!

Ti e bëre Dardaninë shtet në Evropën vorbull!

Ti, Madhësia gjigante e Kombit tim!

Ti, legjendë e përjetshme, hero e trim.

 

Prandaj përkulem e falem para teje!

Përkulem e falem i mbushur me túje!

Përkulem e falem para lapidarit Tënd!

Përkulem e falem në trollin e rëndë!

 

Për të gjitha, Adem – faleminderit!

Faleminderit, ti – krenari e Kombit!

Faleminderit, ti – fener i parë i lirisë,

Faleminderit, ti – shpëtimtar i Dardanisë!

 

 

Image
f