Gladiola Busulla:Poezi

Gladiola Busulla

Ora blu

Një çast pritjeje,

një flluskë kohe

ku shpendët fluturojnë me ngurrim,

pothuajse duke mbajtur frymën.

Tingujt e zogjve të natës heshtin.

Shkëndija e parë e agimit

i fton të këndojnë këngë të reja.

Parfumi i luleve ,

një kundërmimin marramendës.

Krijesat e legjendave pluskojnë

zbresin nga kapelet e kërpudhave,

fshihen ndër petale lulesh,

vishen me prafullima zjarri,

ecin nën gurë,

vrapojnë midis fijeve të barit,

rroken me tokën e qiellin

bëjnë kollotumba në degët e pemëve.

Perceptime dehëse,

atmosfera gëlon

në pezhishkën e orës blu...

 

Shiu

 

Shiu troket
Pas dritares sime.
Më vijnë ndër mend
Pellgjet e fëmijërisë.
Që tash’ më ngjasojnë
Me rrengjet e jetës.

Numëroj pikat që
lëkundin botën time.
Pas horizontit
shqisat mpaken.

Por për fat,
Bie shi dhe shpirti
pastron brengat e tij.
E unë lutem,
Të jem edhe një herë
Fëmijë.

 

Vallëzimi i Tokës

Toka vallëzon nën këmbët tona,

Ndoshta me dheun puthet,

dhe fle.

Buzëqeshjet ngrijnë

e zemrat gërvishten.

Të veckël ndihemi

Lëkundur nën re.

Sytë lutës,

drejt qiellit ngrihen.

Jeta shuhet

në një pulitje sysh.

Frikë? Aspak...

Një shkundje e bukur,

Kjo nanuritje toke

që ëndrrat, besimet

fort na i trazon.

Aty ku malet ngriheshin

Do të ketë lugina,

Ku shtriheshin fushat

Do të ketë bregdet.

Binomi jetë-vdekje

A vdekje- jetë.

Gjëegjëza që ndjell

Një tërmet.

,

Midis jetës dhe fantazisë

Mbytem në muzgjet e tua.

Mrekullisht kapërthyer,

si yjësitë

pas hartës qiellore.

Zgjohem në heshtjet e tua,

në kaosin e ndjesive të lëna

në udhëkryq.

Midis jetës dhe fantazisë,

Në një univers abstrakt

Të ndesha ty.

Image
n