Hamit Gurguri:Poezi

Hamit Gurguri:

Ballkani e Baltiku

Si Ballkan ashtu edhe Baltik

Janë në Evropë, por afër hiq

Njëri në krye e tjetri në bisht

E, ju thonë se janë të brishtë

 

Një i ftohtë e tjetri i nxehtë

Njëri me turr e tjetri lehtë

Nuk i kanë tabiatet njejtë

Larg duken me të vërtetë

 

Një i zgjedh çështje me fjalë

Tjetri me armë e me zjarrë

Një sqaron mirë e pa halë

Tjetri gënjen e duke sharë

 

Ngjashëm të dy janë në emër

Por të dy ndryshe në vepër

Kanë të mira, por jo as tepër

E kam zor t’i radhis në letër

 

Si Ballkan ashtu edhe Baltik

Janë në Evropë, por afër hiq

Njëri në krye e tjetri në bisht

Një prej tyre s’është i brishtë

 

Goteborg, 13.09.2019.