Islam Olluri: Poezi

Islam Olluri

Indiferencë

Sonte due me hesht
due me u ba memec, pa gojë
sikur nuk kam pa, as nuk kam ndi gja

sonte nuk due me mbajt anë   
as kah i forti dhe as kah i ligu 
jo per tutë
as per kajtë 

gjithë me duket as njena palë
nuk ka shumë të drejtë 
e drejta ashtë dikund në mes 
ka mbet pezull, mbulu me mjegull