Kumrie Avdyl Shala
PËR TY PATA NEVOJË
Më shumë se kurrë atë natë pata nevojë për ty,
Mungesën tënde gota me raki më shoqëroj,
Të prita me orë të tëra,
të ftova t'më bësh shoqëri,
fjalën nuk ma përfille,
gota e rakisë më bëri tapë
aq sa ti.
Ndoshta një ditë duhet t'i kthej këto dhurata,
Kur unë pata nevoj për ty afër nuk të pata.
Pse thua të dua fort,
E unë vërtetë atë natë kisha nevoj për ty,
Dhëmbjen qe kisha n'shpirt, më ty me e ç'fry.
Së... unë e ti të përafërta dhëmbjët i kemi,
Për çudi të kishte zanë gjumë i rand, edhe bomba nese pelciste nuk te zgjonte dot në kēmbë!
E prmtimin që dhe e lē në një anë...
Kur në ditët e vështira mikut i bën leqe,
Çfar te themë...
E luan lojëra si miu kur kalon nëpër mustaqe.
Në ditë të bukura çdokënd pranë e ke ,
E mikun e vertetë në kohëra të vështira e njeh!
LOTI I NDRYDHUR
Lotët kur rrjedhin rrëke,
nuk janë të dëmshëm për shëndetin,
As për dashurinë jo se jo!
Kur një lot mundohet të dalë shtrydhet e ndrydhet fort,
Aty është zemra n'rrezik
Që... çke me të!
Sa bukur ështē kur lotët rrjedhin gurrë nëpër faqet e murosura nga dheu.
E më vështira është për shpirtin,
kur loti mbetet si kokrra e drithit,
ndalet e nuk rrjedhë më...
Atëherë t'mjegullohet t'pamurit e syrit,
e loti mbetët mes qerpikëve,
i ndrydhur nga dhembja e shpirtit!?
