Majlinda Shaqiri: Poezi

Majlinda Shaqiri

Fjalët e një jetimi

 

U mërzita,

Nga terri i hënës së trishtë,

U gdhiva,

Me buzëqeshjen e një dielli të brishtë,

Ditën fillova me një kafshatë,

Me grushtin e shtrirë,

Me zjarrin e acartë në shpirt,

Mirëmëngjesi !

Dorën zgjat për një kafshatë

Zotëri,

Ditën filloj me ,një lutje,

Ku do të ndalet rruga ime ?

Këmba e zbathur kur do të pushoj?

Kur do të thahet loti në faqe ?

Miku im,

Rrugëve i vetmuar i pa strehë,

Zotëri,

Edhe unë si ti jam njeri,

Më quajnë fëmijë,

Ëndrrat mi vranë ata që më lan jetim...!

 

 

Mision

 

E kaluara e harruar godet,

Loti i saj i hidhure të sotmen vret,

Pa fjalë të shkruarë,

Pa asnjë shkronjë në gravurë,

Mision i heshtur që s’flet,

I veshur me petkun e së kaluarës,

Godet dhe vret.....

Frikë dhe izolim,

As i pasuri nuk ka shpëtim,

E gjithë bota jemi Një,

Të barabartë,

Në kërkim të emrit tënd Mision,

E shurdhër ishe o Botë e mallkuar!

Ishe e verbër pa sy,

Atëherë kur zogut të ngujuar në kafaz,

Ia fike dritën dhe këngën buza gazë,

Sa shumë lutje u dërguan,

Sa shumë gjëmë dhe lot u zvarritën,

Të mallkuan kur i flake në hi,

Kur godite dhe vrave fëmijë,

Mijëra lutje në mijëra fjalë, ,në mijëra ngjyra,

Mijëra duar ngritën sot drejtë qiellit lart,

Nën hijen e Blinajës të gjithë të barabartë,

Botë e mallkuar, ku e ke fuqinë !?

Qindra arkivole përcillen në amshim,

Harrove, ishe e shurdhër dhe e verbër pa sy,

Harrove madhështinë mbi ty, Mrekullinë,

Sot rri si në qeli por e nesërmja do të jetë me TY !

Image
m