Mirela Nasi: Poezi

Mirela Nasi

Një fjalë, vetëm një

Një fjalë,vetëm një fjalë,mjafton,
një fjalë,të largon ose të afron.
Një fjalë,vetëm një,sa gjithë bota,
vlen si një këngë,melodi në nota.

Një fjalë,vetëm një fjalë,të tundon,
kur nga "marrëzia"të pushton.
Një fjalë,vetëm një,sa mijëra fjalë,
lulëzon pranverë,prej shpirti ka dalë.

Një fjalë,vetëm një fjalë,ndriçon,
një fjalë të jep dritë ose të errëson.
Një fjalë,vetëm një,nur e lezet,
behar në ç'do stinë,ritëm për jetë.

Një fjalë,ah një fjalë,është gjithçka,
stoli dashurie që nuk blihet me para.
Një fjalë,vetëm një fjalë,ligjëron,
gjerdan lumturie,dy zemra bashkon.

Një fjalë,vetëm një fjalë,turbullon,
siluetë mister,pa destinacion.
Një fjalë,vetëm një,art në mozaik,
penel në ndjenja,ngjyra ç'do ditë.

Një fjalë,ah një fjalë,sa një thesar,
sa Tokë e Qiell,universi mbarë.
Një fjalë e mirë,fshin ç'do pikë lot..
është jetë,lum kush e ka në botë !

Image
m