Poezi nga Alba Huta

Alba Huta

AS STINËT NUK JANE DAKORT, POR IKIN

Kanë fillu me u zverdh gjethet zemër,
a i ke pa?
As stinët nuk janë dakort me ik,
po avash avash ikin, nd'rrohen.

Kjo verë ish ma e gjata,
nuk e di pse.

Po gjethet po bajn gati valixhet,
si un.
Ato me ra fjetun,
përdhe,
po unë noshta, larg k'saj toke,
diku tutje...

U kam lanë porosi do trungjeve, 
atyne t'blirit, n'cep t'rrugës
me t'hedh gjethe t'njoma kur t'çelin
sa herë t'kalosh anena.
E ti m'kujto sytë, në ngjyrën e gjetheve,
e manej duj pemët!
Se at'herë kam me e ni për s'largu
frymën, tanden e të pem've.

As stinët nuk jane dakort me ik, zemër
por avash avash ikin.