Poezi nga Inida Brahimi

Nga Inida Brahimi

Lutje

Ti merr frymë mbrëmjeve të mia

Avujt e shpirtit më puthin butë.

Nëpër faqe t'i ndiej pëshpërimat

Ta dëgjoj lutjen ....

I mbyll sytë.

Më përgjo,më përhumb

Tani bota u shkri

Ti merr frymë, edhe kete muzg

Hapi qiejt, sillmë puthje shi....!

 

Sikur ti të më kujtoje

Le të harrohesha prej botës

Por ti nuk kujtohesh për mua

dhe bota prapë më harron.

Ky është ankthi i pritjes së diçkaje

Ndërsa sheh sytë e tu

se si e ndërrojnë ngjyrën.

Se si buzeqëshja bëhet më e zbehtë

Se si më ftohen duart e nuk të prek dot…

Une s'të kam prekur kurrë.

Por fjala ime

 mbase ka shkuar deri në mendjen tënde

Që të paktën të më kujtosh.

Sikur ti të më kujtoje

 le të behet edhe më ftohtë!

Edhe më rrëmujë se kaq.

Jam ulur në prag të mendimeve të tua.

Ç' formë kanë, ç'ngjyrë?

Sikur ti të më kujtoje

Qoftë edhe për një sekondë

Do të më mjaftonte

Por ja që s'ndodh ....

E unë pres,

në shkëlqimin e syve të tu

Të bëjë ngrohtë !

 

Bosh

Dritat u fikën, errët

Të gjitha sendet

 u zhveshën prej diçkasë.

Bosh. Endem

Ti më shfaqesh ;

para pasqyre ... ,

duke i ngjarë

një statuje nëpër muret

 tashmë pa asnjë kornizë,

mbi tavolinën

me qirinjtë e pandezur

dhe gotën me ujë.

Mbase je i etur ...do të pish ...

Pranë vazos me bimën

 që nuk bëri kurrë pranverë,

Apo ulur diku territ,

heshtur duke më buzëqeshur.

Shpirt,

kjo botë beson se ne u dehëm…

Si gjithë të tjerët me gotën bosh.

Ndaj ti harro, harro e kthehu

Që t’u tregosh ...!

 

Image
g