Poezi nga Xhevahir Cirongu

Poezi nga Xhevahir Cirongu

   Kënga jehon me yjet

(Kushtuar këngëtares Nexhmije Pagarusha )

Në buzëqeshjen tënde

Lexohet e dëgjohet kënga për atdheun,

Dhe tingujt e saj të ëmbël

Puthen me gurët e dheun.

Edhe yjet në qiell po vajtojnë

Gjithë tingujt e këngëve për një çast ndaluan;

Nexhmijes i dhuruan lotin e luleve

Dhe bashkë me ato u ‘’zgjua’’ duke kënduar !

Zëri i saj si flutur krahshkruar

Në gonxhen me flatra hapur të atdheut,

Në heshtje duke buzëqeshur

Si një meteor këngët aty kishin mbetur.

Imazhi yt bashkë me këngën jehon

Në breza e shekuj do japi dritë,

Dhe loti  dhimbjes së shkurtit u bë diell

Me këngën në buzë Nexhmija

I tha vdekjes ‘’ik!’’.

Vjen një ditë edhe guri tretet

Por kënga e saj bashkë me yjet,

Atje në zemrën e atdheut

Emri e kënga e Nexhmijes

 E përjetshme në shekuj  do mbetet.

 

Durrës, 07 Shkurt 2020