Trandafile Molla Baja:Poezi

Trandafile Molla Baja

FLUTURO DALLËNDYSHE  

Fluturo dallëndyshe,

dhe lajmëro behar,

plot me cicërime

ëmbël ja ke marrë.

 

Kërkon fije bari,

gjethe edhe degë

se ka ardhur behari,

këndon mbi një shegë,

 

Edhe me zë shumë,

më thërret me zemër,

të fluturoj dhe unë,

e din se e kam ëndërr.

 

Fluturo mikja ime,

unë s'të ndjek dot,

mbeta një jetime,

shkrehur jam në lot.

 

Folenë nën çatinë,

mbi dritaren time,

aty kam shtëpinë,

mbushe me cicërime.

 

Dhe vërtetë s'e di,

shoqja ime e mirë,

dallëndyshe si ti,

nuk jam më e lirë.

 

Sa gjëra ndryshuan,

ma vranë lirinë,

jetën dashuruam, 

na hodhën pandeminë.

 

Ndërtoje folenë,

këndo dhe për mua,

në mbarë mëmëdhenë,

që aq shumë e dua.

 

Trandafile Molla Baja

27 maj 2020

Novara Itali.