poezi

Niloy Rafiq:Poezi

Niloy Rafiq

Zoti është i pranishëm

Vera e kallëzimit penal është gati

Në tryezën qiellore për seancën, hyn këshilltari.

Dikush deklaron me një zë kënge: 'I nderuari Zot është i pranishëm!'

Kumrie Avdyl Shala:Poezi

Kumrie Avdyl Shala

CA VARGJE PËR TY

1.

Rastësia është mbreti i botës, e për mua do të jetë e fundit në jetë.

Nevoja shpirtërore më shtyen ta kërkoj zërin tënd çdo ditë, e frika më ndalon se mos vallë do të ikësh nga unë.

2.

Ti më ngjason në dashuritë e mëdha, që nuk shuhen dot, atyre dashurive që janë të burgosura pas grilave, që zgjasin duart të të ledhatojnë nga larg.

3.

Ti më ngjason në ato zjarret që ndizen në mes të oqeanit, e në mes të ujit të ndezësh zjarr nuk është fare e lehtë, por ti e ndeze.

Sa mirë!

Denada Jana: Poezi

Denada Jana

Mos eja më

ti s'erdhe kur të prita,

as kur të desha,

as kur qava për ty.

Ti erdhe se deshe,

s'e askush nuk të pranoi

siç të pranova unë.

Ik tani !

Fshihu nga dhimbja ime,

nga lotët e mi.

Ik !

Ose nuk do marr

përgjegjësi.

Të kam lënë thjesht

një shenjë harrese.

Si ajo harresë ,

u shndërrofsh

në zemrën time !